Zyra e Kryeministrit tregon se a i asht refuzue viza amerikane Haradinajt

“Al Jazeera Balkans”, raportoi se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i asht refuzue viza amerikane.

Mirëpo, nga Zyra e Kryeministri kanë thanë se Ramush Haradinaj nuk ka marrë ende naj përgjigje zyrtare rreth vizës për në SHBA.

Donjeta Gashi, zadhanëse në Qeverinë e Kosovës, ka thanë për lajmi.net se kryeministri Haradinaj nuk ka marrë ende naj përgjigje zyrtare rreth vizës për në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Ajo po ashtu ka thanë se Haradinaj do të udhëtonte për në SHBA, vetëm për me marr pjesë në “Lutjet e Mengjesit”.

“Zyra e Kryeministrit ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për z. Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, ka thanë Gashi.

Shperndaje në: