Milionerja angleze i propozon martesë futbollistit shqiptar (foto)

Miliarderja angleze, Jane Park, i ka propozue martesë futbollistit shqiptar.

Jane Park, me anë të nji postimi të fundit në rrjete sociale ka tregue se ia ka rrëmbye zemrën futbollisti shqiptar Florian Kamberi, i lindun në Zvicër me prindë nga Kosova.

Ajo e ka publikue nji foto në të cilën shihet nji zemër dhe në të shkruen ”Martohesh me mue?”.

Pranë postimit 24 vjeçarja e ka etiketue Florian Kamberin dhe ky i fundit ende nuk ka ardhë me naj reagim.

Jane Park kur ishte 17-vjeç fitoi llotarinë 1 milionë paund në Skoci dhe nisi me ba nji jetë lluksoze me kerre të shtrejta e pushime në çdo cep të botës, tue u ba nji ndër femnat ma të kërkueme.

Shperndaje në: