“Zurka” e Putinit n’Beograd

‘Zurka’ asht fjale serbe për ndejë. Serbët në Putinin shohin shpresën e vetme që në Kosovë diqysh me dale baraz, n’mujshin.

Qe çka shkruen Metro:

Çka fiton Putini me këtë spektakël të Beogradit? Boris Varga, politikolog e komentator i politikës së jashtme ka thënë për Deutsche Welle se një hulumtim i vitit të kaluar i oipinionit publik në Rusi ka treguar se qytetarët e Rusisë e shohin Putinin si përgjegjës për gjendjen e keqe në vend. “Prandaj Vladimir Vladimirovicit i duhet një uikend i politikës së jashtme në regjion dhe në shtetin i cili nuk është banana republikë postsovjetike, por shtet kandidat i BE-së, ku Putinin e duan, e respektojnë dhe e mbështesin, e kjo është Serbia”.

Boris Varga mendon se gati se nuk ka një projekt konkret me Rusinë, i cili Serbisë do t’i sillte fitim më të madh. “Putini nuk do t’i sjellë Serbisë investime më të mëdha të drejtpërdrejta, sepse edhe vetë Rusisë nën sanksione i nevojiten”, thotë ai.

Megjithatë do të nënshkruhen 21 marrëveshje. Ndonëse marrëveshjet kanë të bëjnë me bashkëupunimin ndëruniversitar, përdorimin paqësor të energjisë atomike, hekurudhën, njëri është veçabërisht interesant: Plani i konsultimeve të Ministrisë së punëve të jashtme i Rusisë e Serbisë për vitin 2019/20, të cilin, siç thotë Sputnik, do ta nënshkruajnë ministrat Sergej Lavrov e Ivica Dacic. Në ato dy vite sigurisht se nuk do të ketë vënie sanksione Rusisë.

Drejtori i Fondacionit beogradas Hajnrih Bell, Simon Ilze përkujton kapitullin 31, i cili ka të bëjë me politikën e përbahskët të Bashkimit Europian. Ai e obligon Serbinë që t’i pranojë snaksionet. Përndryshe s’do të ketë gjë nga anëtarësimi: “Kjo do të bëhet vetëm nëse i pranojnë sanksionet të cilat i ka vënë BE pas aneksimit të Krimesë”.

Në lidhje me këtë, Vucici me stilin e tij grindavec nëpërmjet Pinkut porosit Brukselin: “Keni më shumë se një gjysmë kapitulli për të na e hapur, ndër është rregulluar që kjo të ndodhë atëherë kur të jetë mbyllur, kështu që as ju vetë nuk e dini se kur do të na e hapni, e lëre më se kur do të na e mbyllni”.

Domethene, Vucici do të reagojë atëherë kur do të jetë i detyruar, e edhë këtë – kush e di kur. Deri atëherë – Kaljinka.

Nga pluhuri i cili shpesh ngrihet për shkak të bashkëpunimit me Moskën, nuk shihet një element më i rëndësishëm – Bashkimi ekonomik euroaziatik, të cilin do ta udhëheqë Rusia, do të jetë, nëse Serbia i bashkohet, problem i ri në bisedimet për anëtarësim me Brukselin.

Shumëkush në Putinin sheh të vetmen shpresë që në Kosovë të mbetet së paku barazim. Ndërsa Vladimir Vladimirovici vetëm tenton që me Rusinë nën sanksione ta lidhë të vetmin vend rusofil të mbetur në këtë pjesë të botës, nëse është e mundur me minimum investimesh. Moska në këtë është mjeshtër që me pak të bëjë shumë. Për këtë shërbejnë dhuratat ushtarake, nga aeroplanët e dërguar deri te tanket e premtuara, të paguara më parë.

Putini sigurisht se do të jetë i kënaqur me pritjen e ngrohtë në Beograd. Por, ai është shahist i natyrshëm. Krahas mosaplikimit të sanksioneve dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë, atij më së shumti i intereson statusi diplomatik për personelin e Qendrës humanitare në Nish. Që humanitarët rusë të kenë status të njëjtë si personeli i Paktit veriatlantik, i cili në Serbi është i paprekshëm. E di Putini se njeriut në detyrë në vendin e huaj, vëllazëror, patritmas mund t’i nevojitet ndihma. Si agjent në Dresden ka parë nga afër se si rrënohet muri i Berlinit.

Shperndaje në: