Kah na hupi Thaçi?! Kurrkush s’po din ku o!

Ka disa ditë që Presidenti Hashim Thaçi nuk gjendet në Kosovë, por kurrkush nuk po e din vendndodhjen e saktë të tij, shkruen Periskopi.

Jozyrtarisht thuhet se i pari i shtetit po zhvillon takime në Bruksel, por kjo gja nuk konfirmohet nga Zyra e Presidentit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e disa ditë nuk gjendet në Kosovë, por nuk e ka ba të ditun vendndodhjen e tij.

Kreu i shtetit nuk ishte në dy takimet e fundit që ekipi negociator dhe liderat e institucioneve zhvilluen për me u koordinue rreth negociatave me Serbinë.

Thaçi mungoi edhe në takimin e t’Hanes, por edhe në mbledhjen e djeshme që u mbajt me diskutue rreth procesit të dialogut.

Presidenti nuk ishte prezent as në përvjetorin e 20’të të masakrës së Reçakut.

Gazeta “Zëri” jozyrtarisht ka mësue se kreu i shtetit aktualisht gjendet në Bruksel, edhe pse nuk ka ndonji njoftim zyrtar.

Të kontaktuem, askush nga Presidenca nuk ka dasht me fole rreth kësaj çashtje.

Shperndaje në: