Murgeshat “Rock and Roll”, performancë të posaçme për Papën (video)

Me miliona shikime në “Youtube” dhe hit në “Spotify” dhe “iTunes”, nji grup murgeshash të reja rockere kanë me ba performancën ma të madhe të jetës së tyne, javën e ardhshme.

Me mija katolikë, përfshi edhe vet Papën, do ta shijojnë atë. Mundet me qenë “Rock and Roll”, por murgeshat thonë se kangët e tyne nuk flasin për seksin dhe drogën.

“Na jemi të kënaquna për muzikën tonë dhe mesazhin që përcjellim, që asht dashni, vërtetësi, gëzim, shpresë. Duem që të prekim sa ma shumë njerëz që të mundemi, e nëse Papa asht mes tyne, atëherë kjo na kënaq edhe ma shumë”, tha Motra Ivone.

“Jemi të bekueme që jemi në gjendje me nxjerr videon tonë të parë muzikore, që quhet ‘Beso te Zoti’, që aktualisht ka dy milionë shikime në Youtube”, tha motër Dayana, 22 vjeç nga Ekuadori.

Të njoftuna si “Siervas”, apo shërbyeset, grupi luen kangë të krishtena që nuk ndryshojnë edhe aq shumë nga ato të grupeve të rrymës kryesore të rockut. Por, pamja e tyne asht shumë e ndryshme…

Shperndaje në: