Shaqiri merr lajmin e ditës, çdo futbollist tjetër shqiptar kishte me ‘xhelozue’

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka hy në mesin e top dhetë futbollistëve të Premier League me ma së shumti trofe të fituem gjatë karrierës së tyne. Zvicrani me origjinë kosovare i ka fitue 13 trofe deri tash.

Këta 13 trofe në kabinetin e Shaqirit kanë ardhë gjatë periudhës sa ai ishte pjesë e ekipeve të Baselit në Zvicër dhe Bayern Munchen në Gjermani. Ai ende nuk ka fitue asnji titull në Premier League.

Trofetë e Shaqirit:

Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,
Swiss Cup 2009/10, 2011/12,
Bundesliga 2012/13, 2013/14,
DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,
DFL-Supercup 2012,
UEFA Champions League 2012/13,
UEFA Super Cup 2013,
FIFA Club World Cup 2013

Shperndaje në: