Qendrimet e LDK’s për dialogun, takohen O’Connell dhe Mustafa

Zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK’s lidhun me dialogun Kosovë-Serbi kanë qenë temë diskutimi e takimit midis kryetarit të LDK’s, Isa Mustafa dhe Ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connel.

Komunikata:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë RuairíO’Connell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.

Ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm”.

Shperndaje në: