Vucic i ankohet Putin’it dhe kërcënon: Kosova vendosi taksën dhe formoi Ushtrinë, nuk kemi m’u poshtnue kurrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka tregue se me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka bisedue për shumë çashtje që po përballet Serbia, por me theks të veçantë atë të çashtjes së madhe që ka me Kosovën.

Vucic i asht ankue Putinit lidhun me vendimet e reja që ka marrë Kosova, taksën e padrejtë siç e quen ai, dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës që ka ndodhë me 14 Dhetor të vitit të kaluem.

Ai ka tregue se për të gjitha këto ka marrë mbështetjen nga Putin, dhe ka tregue se Serbia nuk ka me u poshtnue kurrë.

Shperndaje në: