Bokseri i njoftun shkatërron zyret e bankës, arrestohet. Këto janë pamjet (video)

Shpesh thuhet se bokserët janë “të kqi” vetëm në ring, mbasi në jetën reale janë të urtë, të mirë dhe të shoqnueshëm.

Nji gja e tillë nuk mundet me u thanë për Dzhabrail Duzaev, i cili pritet mos me pasë të lehtë përballë drejtësisë ruse. Kjo, mbasi ylli i MMA ka sulmue nji bankë dhe u largue, për me u neutralizue mandej nga policia moskovite.

Incidenti ka ndodhë në ditët e para të këtij viti, por vetëm ditën e sotme janë publikue pamje nga vendi i ngjarjes si dhe nga ndalimi i Duzaev, i cili në momentin e neutralizimit nuk bani aspak rezistencë.

https://youtu.be/x4-p9Qhoa24

Shperndaje në: