Putin me deklarata të forta prej Beogradi, përmend edhe destabilizimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folë në nji konferencë për shtyp nga Beogradi, lidhun me marrëveshjen Kosovë-Serbi, tue mbështetë kështu gjithçka që del nga nji marrëveshje pozitive mes dy vendeve.

Putin ka thanë se sa i përket çashtjes së Kosovës, ai i din krejt dhe pajtohet me nji arritje të marrëveshjes pozitive që del nga të dy shtetet.

Ai ka thanë se Kosova provokoi me taksën dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe ka thye Rezolutën 1244.

“Sa i përket Kosovës, Rusia asht shumë e njoftun për këtë çashtje, pajtohet me arritjen e nji marrëveshje pozitive dhe pajtohemi me Rezulotën 1244, për fat të keq kohëve të fundit Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa provokative, që janë shumë serioze ndaj Serbisë, me faktin që kanë rritë taksat dhe krijue të ashtuquejtunën Ushtri, kanë thye Rezuolutën 1244, Rusia pajtohet me problemet e Serbisë dhe kjo mundet sjell destabilizim ne Ballkan”, tha Putin.

Shperndaje në: