Ky asht qeni i Sharrit që ka me ruejt Putini në Kremlin, ia len edhe emnin (foto)

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë dhuratë sot nga homologu i tij serb, Aleskandar Vucic, dhuratën e shumë premtueme dhe të përfolun nga mediat, nji klysh që njihet si “qen i Sharrit”.

Putini ka marrë dhuratën e “çmueme” nga Vucici sot në ambientet e Qeverisë së Serbisë.

Ai këtë klysh ka me quejt me emnin “Pasha” dhe ka me ruejt atë në shtëpinë e tij në Rusi ku dhe do të përkujdeset për të, mbasi ai njihet si nji adhurues i madh i kafshëve.

Bahet fjalë për nji klysh tre muejsh. I racës së Sharrit, që rritet në territorin e Kosovës, respektivisht në malet e Sharrit, prej nga edhe mban edhe emnin.

Shperndaje në: