Çka ka në çantën e zezë që truproja e Putinit e mban me vete në Beograd? (foto)

Me rastin e vizitës të presidentit rus, Vladimir Putin, në Beograd, truprojet e tij vazhdimisht e kanë përcjellë dhe njani prej tyne ka mbajtë gjatë tanë kohës nji çantë të zezë.

Ai nuk ndahet në asnji moment nga presidenti rus, dhe arsyeja asht se në atë çantë asht kontrolli i armëve nukleare të Rusisë.

Çanta që në rusisht quhet “Çeket”(emnin e të cilit e ka marrë nga nji maje mali në Kauakaz, ndërsa në përkthim në gjuhet ballkane don me thanë “e zezë”), hyni në përdorim në vitet e 80’ta.

Bahet fjalë për nji sistem kontrolli me sistem të veçantë të komunikimit audio-video me “Kaukazi”, i cili ka për detyrë mbajtjen e nji lidhje midis kreut rus dhe selisë në rast të shqyrtimit të përdorimit të armëve bërthamore.

Shperndaje në: