Lajmërohet Hahn, deklarohet mbas takimit me Haradinajn

Komisionari për Politikë Europiane të Fqijësisë dhe Negociata për Zgjanim, Johannes Hahn, ka komentue në Twitter takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Hahn ka thanë se ky asht takimi i parë i tij në 2019 në rajon, ku ka zhvillue nji takim të mirë dhe të hapun me kryeministrin Haradinajn dhe ministrat e Qeverisë së tij.

Ai ka deklarue se me palën kosovare po punojnë ngushtë që këtë vit me i shikue të gjitha mundësitë që janë të hapuna, në mënyrë që Kosova me përparue në rrugën e saj europiane.

“Vizita e parë e vitit 2019 në rajon: Prishtina e bardhë. Pata nji diskutim të mirë dhe të hapun me kryeministrin Haradinaj dhe ministrat. Po kqyrim mundësitë me punue ngushtë këtë vit për të gjitha çashtjet e hapuna, në mënyrë që Kosova me mujt me përparue në rrugën e saj europiane”, ka shkrue Hahn.

Lexo edhe:

Deklarata e Haradinajt mbas takimit me Hahn

Shperndaje në: