Çka shkruejtën media botnore për vizitën e Putin’it në Beograd?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëheq delegacionin e naltë rus gjatë vizitës në Serbi, me qëllim me zhvillue bashkëpunimin me vendin që synon me u ba pjesë e BE, shkruen rrjeti televiziv britanik, BBC.

Në raport përmendet deklarata e Putinit para vizitës, ku akuzonte vendet perendimore për “destabilizimin” e Ballkanit.

Ndërsa, “Bloomberg”, në raportin për vizitën e Putinit në Serbi, thotë se ai u prit si hero, përderisa Serbia po përpiqet me fitue fuqinë e nevojshme me e zgjidhë çashtjen e Kosovës.

Gazeta britanike, “The Guardian”, shkruen se Putini ia ka ba presidentit serb Vucic nderimet ma të nalta shtetnore me shpresën se ka me i forcue raportet dypalëshe dhe ka me rritë ndikimin e Moskës në Beograd.

Agjencia “Associated Press”, veçon faktin e nji pritje të naltë për presidentin rus, i cili simbas kësaj agjencie, me këtë vizitë, tregon mbështetjen e tij për “udhëheqësin popullist të këtij vendi ballkanik”

Agjencia gjithashtu përmend faktin se Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë edhe pse formalisht dëshiron me qenë vend anëtar i BE.

“Beogradi refuzon me ju bashkue sanksioneve të Perendimit ndaj Moskës për shkak të Ukrainës dhe kundërshton anëtarësimin në NATO” shkruen AP.

Shperndaje në: