Banka Botnore: Kosova me rritjen ma të madhe ekonomike në rajon

Rritja ekonomike në Kosovë këtë vit dhe në dy vitet e ardhshme, pritet me mberri në 4.5 përqind, thuhet në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botnore.

Krahasue me vendet e rajonit, simbas raportit, rritja ma e madhe ekonomike pritet me qene në Kosovë.

Rritja ekonomike për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor për vitin 2019 asht kjo: Shqipnia 3.6 për qind; Maqedonia 2.9 për qind; Serbia 3.5 për qind; Mali i Zi 2.8 për qind; kurse rritja ekonomike për Bosnjë Hercegovinën ishte 3.4 për qind./REL

Shperndaje në: