Vucic lut Kosovën me heqë taksën: Jemi lodhë nga konflikti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka kërkue edhe nji herë nga Kosova në formë lutje, që me heqë taksën e vendosun ndaj produkteve serbe, në mënyrë që dialogu me vazhdue. Ai ka lutë edhe BE’n me ndikue që taksa të hiqet.

‘E lus Kosovën me heq taksën, dhe kjo nuk asht e vështirë për mue që me lutë Prishtinën me ba diçka të mirë për serbët. E lus edhe BE’n me ndikue që të hiqet taksa, dhe kështu me vazhdue dialogu,’ ka thanë Vucic.

Vucic tutje ka thanë se, po ndigjon vazhdimisht se zgjidhja përfundimtare asht afër, tue nënkuptue njohjen e Kosovës. Por, siç thotë ai, nuk po ‘ndigjon se çka përfiton Serbia’.

‘Kohëve të fundit po ndigjoj që zgjidhja përfundimtare asht afër, dhe ajo nënkupton njohjen e Kosovës. Por, nuk po ndigjoj, se çka përfiton Serbia’, shton tutje ai.

Në fund Vucic, e pranon se janë lodhë nga konflikti. Dhe thotë se kjo asht edhe arsyeja se pse po e lusin palën kosovare që të hiqet taksa, dhe të normalizohen mardhaniet.

Shperndaje në: