Dy aeroplanë rusë gjuejtës, Suhoj Su-34, janë ndeshë n’hava gjatë nji ushtrimi trenazhi në Lindjen e largët ruse mbi detin e Japonisë rreth 35 kilometra larg bregut, ka njoftue Ministria ruse e mbrotjes.
Ekuipazhet kanë kcye, por nuk asht thanë se ku ndodhen, transmeton AP.
Siç thuhet, ekipet e pshtimit janë dërgue në vendin e ndeshjes.
Agjencia TASS thekson se aeroplanët janë ndeshë në Lindjen e largët ruse mbi ngushticën Tatare, ndërmjet detit Ohot e tij të Japonisë.