E thotë dikush prej Serbie: Putin s’ka thanë asgja me vlerë lidhun me Kosovën

Kryetari i Forumit për marrëdhanie etnike të Serbisë, Dusan Janjic, ka vlersue se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, me deklaratat në Beograd nuk i ka ba kurrëfarë inkurajimi politikës serbe lidhun me Kosovën, dhe ka tregue se kjo temë nuk ka qenë kryesorja gjatë vizitës së tij.

Janjic ka thanë për agjencinë Beta se me deklaratën e Putinit se Rusia ka me respektue Rezoltën 1244 mundet me u ruejt vetëm njifarë status quo, dhe se nji status i tillë nuk i ndihmon Serbisë nëse dëshiron me ndryshue diçka.

Shperndaje në: