Seselj’it i del rrena n’shesh për takimin dhe bisedën me Putin’in!

Vojislav Seselj, i denuem për krime lufte, në profilin e tij në Twitter ka shkrue dhe asht lavdue me takimin dhe bisedën me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Por, takimin e tij, madje bisedën dhetë minutëshe në faltoren e Shën Savës, mediat e Beogradit e kontestojnë, tue theksue se Seselj nuk ka asnji dëshmi, ndërsa nga gjyqi i Hagës, siç thonë, bante postime të shpeshta me fotografi. Në favor të kësaj, shkruen Telegrafi serb, flasin edhe transmetimet televizive.

Qëndrimi i Putinit në këtë faltore thuhet se ka zgjatë rreth 30 minuta dhe krejt ajo ndejë, pos disa minutave në kriptë, asht mbulue me incizime televizive dhe i transmetuem drejtpërdrejt. N’asnji moment nuk asht pa Seselji në transmetim, e lene ma që me Putinin të ketë bisedue 10 minuta, shkruen gazeta, tue vnue në dukje se në shumë postime asht përqeshë ky gjest i tij.

Shperndaje në: