Ahmeti: Nuk hiqet taksa, derisa Serbia luen me njohjet e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thanë se nuk ka kushte të hiqet taksa ndaj Serbisë, derisa ata bajnë lojë me njohjet e Kosovës.

Ma poshtë shkrimi i plotë:

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiqi vazhdon luftën e tij diplomatike në përpjekje për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, ka paralajmëruar edhe një ç’njohje për të hënën, duke shtuar se Serbia e ndalë fushatën agresive, atëherë kur SHBA e ndalë lobimin për Kosovën.

Në të njëjtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut.

Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut?

A do të ketë deklarata nga Brukseli sot?

A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd?

Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog.

Shperndaje në: