Vucic i përgjigjet Veselit, zbulon qendrimin e Putinit për njohjen e Kosovës

Aleksandar Vucic i asht përgjigjë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën, me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thanë sot Veseli, në nji konferencë për media mbas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Por, Vucic ka thanë se Putin gjatë takimit të tyne dje në Beograd ia ka thanë të kundërtën.

“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet me qenë”, ka thanë me ironi Vucic, shkruen B92.

“Unë nuk e kam ndigjue që Putin ta ketë thanë nji gja të tillë, ai e ka thanë të kundërtën”, shtoi ai

Shperndaje në: