Dacic paralajmëron diçka për të Hanën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, ka deklarue se të Hanën e 21 Kallnorit nji tjetër shtet ka me tërheq njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Tue theksue se Beogradi ka arrit♪7 me kthye çashtjen e Kosovës si “temë kryesore në rend të ditës”, Dacic ka theksue se Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, gjatë takimit të djeshëm të presidentit Vladimir Putin, ka thanë se për Beogradin asht “sukses historik që 12 shtete kanë tërheqë njohjen e Kosovës.

Shperndaje në: