A po shkojme drejt bashkimit me Shqipnine? Flet Migjen Kelmendi (video)

Publicisti Migjen Kelmendi ishte i ftuem në emisionin politik “Momentum” të Televizionit Rrokum.

Ne pyetjen e moderatorit te emisionit Ardian Lama, se arritja e marreveshjes me Serbine asht large apo afer, Kelmendi shprehi bindjen e tij se mbrenda muejve Fror ose Mars, mundet me u arrite nji marreveshje kompromisi mes Kosoves e Serbise.

“Presidenti i SHBA na kerkoi dhe apeloi me shftyezue kete momentum, dhe me i kapercye pengesat e fundit drejt arritjes se marreveshjes”, theksoi Kelmendi.

Kelmendi i rikujtoi fjalet e medhaja e dramatike te Presidentit amerikan Donald Trump, ne letren qe ja dergoi Presidentit Thaçi dhe ma vone edhe Presidentit Vucic, ku fton te dy presidentat me shfrytezue kete shans historike, sepse po s’u shfrytezue, nuk dihet se a ka me ardhe edhe njihere kesi mundesi per paqe e marreveshje mes dy vendeve.

Kelmendi konstatoi se rruga e deritashme e ndertueme e dialogut me Serbine, ka ndryshue. Ai tha se tashma kemi dale ne nji udhe paralele, ne nji qasje te re ndaj zgjidhjes finale te problemit me Serbine, ku po ndiqet propozimi i politikaneve serbe per perkufizimin shqiptaro-serb te territorit.

“Po kthehemi te ideja e moçme te cilen e pat artikulue i pari Dobrica Cosic, qe ishte autor i idese per perkufizimin e kufinit, por jo kufinit Kosove-Serbi, po Serbi-Shqipni”, thekson Kelmendi, tue shtue se, kjo ide e moçme sot po na prezentohet si qasje e re nga Rama dhe Thaçi.

Kelmendi shprehet i bindun se kemi hy ne nji tregim te ri, me do premtime te bukura, si ulesja ne OKB dhe bashkimi Kosove-Shqipni.

“Une nuk pres njohje prej Serbie, sepse nuk njoh naj politikan ne Serbi qe e ka kete guxim”, shprehet Kelmendi, tue sqarue se asht fjala per njohje formale, me notë. Por, nese bahet e mundun qe Kosova dhe Shqipnia me hy mbrenda nji unioni ose konfederate te perbashket, atehere ai mendon se Beogradi mundet me njoft edhe formalisht unionin, tue evitue keshtu detyrimin me njoft vetem Kosoven.

Kelmendi foli edhe per taksen ndaj produkteve te Serbise dhe nevojen e paevitueshme me pezullue, per perfshimjen e LDK ne ekipin negociator, per viziten e Putinit ne Beograd, etj.

Emisioni i plotë:

 

Shperndaje në: