Fjalët e fundit të disa prej njerëzve të mëdhej

Në librin e saj të vitit 2014, Ginger Alden zbuloi fjalët e fundit të Elvis Presley para vdekjes së tij në vitin 1977. Gjatë nji nate pagjumë, Presley i tha Alden: “Unë po shkoj në banjo me lexue”. Pjesa tjetër, siç thonë ata, asht histori.

Ma poshtë janë të rendituna fjalitë e fundit të disa prej njerëzve të mëdhej të historisë:

Salvador Dali: “Nuk besoj në vdekjen time”!

Napoleon Bonaparte: “Po vdes para kohës sime, ndërsa trupi do t’i kthehet tokës. Ky asht fati i atij që e kanë quejt Napoleoni i Madh. Çfarë humnere shtrihet mes mjerimit tim të tashëm dhe mbretnisë së përjetshme të Krishtit”!

Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!

Frank Sinatra vdiq mbasi tha “Po e humb.”

Filozofi Jean-Paul Sartre u kthye te partneri i tij Simone de Beauvoir dhe tha, “Të due shumë, kastor im i dashtun.”

Nostradamusi parashikoi, “Nesër, në agim, nuk do të jem ma këtu.”

Marie Antoinette: ” Më fal, Zot”.

Leonardo da Vinci ishte tepër modest, tue thanë, “Unë e kam fye Perëndinë dhe njerëzimin, sepse puna ime nuk ka arritë cilësinë që duhet me pasë.”

Shkrimtari T.S. Eliot ishte vetëm në gjendje të pëshpëriste nji fjalë derisa vdiq: “Valerie”, emni i grues së tij.

Para se Ernest Hemingway me ba vetvrasje, ai i tha grues së tij Mary, “Gëzuar kotelja time”.

Fjalët e fundit të Sir Winston Churchill ishin, “Unë jam i mërzitun me të gjitha.”

James Brown tha: “Po shkoj larg sonte.”

Kirurgu Joseph Henry Green po kontrollonte pulsin e tij derisa vdiq. Fjala e tij e fundit: “U ndal”.

Dhe simbas motrës së Steve Jobs, fjalët e fundit të themeluesit të Apple ishin, “Oh wow”./The Mirror

Shperndaje në: