Kocijancic i përgjigjet Vucic’it, tregon se çka pret BE nga Kosova dhe Serbia

Zadhanësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic, i asht përgjigjë menjiherë deklaratës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ai kishte thanë se bashkësia ndërkombëtare dhe Europa duhet të shprehen nëse frik do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe nga Kosova, dhe nëse ka me vazhdue dialogu, në mënyrë që ta kuptojë nëse në Serbi do të organizohen zgjedhjet ose jo.

Në pyetjen se si BE asht tue veprue që taksa e Prishtinës për produktet serbe të hiqet dhe me vazhdue dialogu, Kocijancic ka thanë për agjencinë e lajmeve “Beta” se e ka dëshmue edhe vizita e komisionarit europian, Johanes Hahn para do dite në Prishtinë.

“Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova frik m’i përmbush obligimet e tyne në dialog, marrë parasysh edhe lidhjen direkte për normalizimin e raportëeve dhe qëndrimeve tue përmbushë aspirtatat e tyne në raport me BE’n”, tha ajo.

Na jemi të përqendruem në faktin se puna e vazhdueshme në dialog me qëllim të arritjes së nji marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhanieve ka krijue nji zgjidhje të qëndrueshme për çashtjet e hapuna”, shtoi Kocijancic.

Shperndaje në: