Bahtiri vjen me nji ide, paralajmëron diçka nëse greva e mësuesve nuk ndërprehet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftue mësimdhanësit të ndalin grevën dhe që nga e Hana të fillojnë procesin mësimor.

Agim Bahtiri përmes nji publikimi në Facebook ka thanë se nëse procesi mësimor nuk ka me fillue të Hanën, kjo komunë do të kërkojë staf mësimor vullnetar për me mbajtë mësim.

“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna.

Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdojë”, ka shkrue Bahtiri.

Shperndaje në: