Bikini dhe pllazh, Australia po “përvëlohet” nga nxehti ekstrem (foto)

Australia po “shkrihet” nën temperatura përvëluese.

Nji valë ekstreme e nxehtit ka prekë vendin që nga e Shtuna e kalueme, tue shkaktue zjarre, viktima dhe nji rritje të numrit të personave që shtrohen në spitale.

Zyra australiane e Meteorologjisë tha se, të dhanat paraprake tregonin nji temperaturë kombëtare maksimale prej 40 gradë Celsius.

Temperaturat aktualisht janë mbi 42 gradë Celsius në shumë zona të vendit.

Shperndaje në: