Kompromisi i Trump: I mbroj emigrantët n’shkëmbim për murin meksikan

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump ka paraqite plane te reja per projektin e tij te murit meksikan ne menyre qe me perfundue mbylljen e qeverise prej ma shume se kater javesh. Nji nga ‘kompromiset’ e tij ishte per programin e ashtuquejtun ‘Dreamers’ (Andrrimtaret), emigrantet qe kishin hy ilegalisht ne SHBA kur kane qene te rij. Mirepo, ai ende i do 5.7 bilione dollare per murin. 

Demokratet kane refuzue me financue dhe para fjalimit te tij kane refuzue koncesionet e prituna.

Mbyllja e qeverise, ma e gjata ne histori, ka preke 800 mije punetore federale. 

Ne fjalimin e tij nga Shtepia e Bardhe, Trump ka ofrue dy kompromise me thy ‘bllokaden’ e mbylljes. Kompromisi i pare lidhet me 700 mije ‘Andrrimtare’, te cilet hyne ne Amerike ilegalisht me prindet e tyne. Ata momentalisht jane te mbrojtun nga deportimi nen programin qe i lejon ata me punue por jo me marre nenshtetesine, te cilin program Trump ka dashte me shfuqizue. Ai tha se ka me zgjate mbrojtjen e tyne per tre vjetet e ardhshme, tue u lejue atyne leje pune, por demokratet refuzuen cdo propozim te tij para fjalimit.

Ndersa, kompromisi i dyte lidhet me mbajtesit e Statusit Mbrojtes se Perkohshem (TPS). Presidenti amerikan tha se ka me iu zgjate vizat per 3 vjet tjera TPS mbajtesve. Mbi 300 mije njerez nga vendet e prekuna nga lufta ose fatkeqesite punojne ne SHBA nen sistemin TPS, te cilin po ashtu ai e ka kundershtue.  

 Megjithate, ne deklaraten e kryetares se Dhomes se Demokrateve Nancy Pelosi shkruen: “Fatkeqesisht, raportet fillestare e bane te qarte se propozimi i tij asht permbledhje e disa iniciativave te refuzueme ma pare, ku secila prej tyne asht e papranueshme dhe ne pergjithesi nuk paraqet perpjekje te sinqerte per zgjidhjen e jetave te njerezve”. 

Shperndaje në: