Kush janë babë e bijë që iu sekuestruen 5.2 milionë euro pasuni?

Ditën e sotme Policia e Shqipnisë ka njoftue se në qytetin e Lezhës janë sekuestrue nji shumë prej 5.2 milionë eurove.

Nga të dhanat e fundit mësohet se kjo sasi e konsiderueshme paresh u janë ndalue Pjetër Voci 83-vjeç banues në Balldre, Lezhe dhe të bijës së tij, Shqipe Palaj 50 vjeçe banuese në Gjadër, Lezhë.

Simbas policisë, këtyne shtetasve u janë sekuestrue 7 apartamente në qytetin e Lezhës dhe disa të tjerë në Tiranë.

Dyshohet se pasunitë e konfiskueme janë venë si rrjedhojë e aktivitetit të tyne kriminal./Albeu

Shperndaje në: