Trump me marrëveshje të re për rihapjen e qeverisë dhe murin me Meksikën

Presidenti i SHBA’ve Donald Trump ka nenshkrue nji marreveshje  per rihapjen e qeverise per 3 jave, mbas mbylljes rekord te agjencive federale. 

Burimet e Kongresit thone se kjo marreveshje nuk perfshin te holla qe Trump i ka kerkue per murin kufitar amerikano-meksikan. 

Presidenti republikan ma heret ka premtue se ka me refuzue cfardo ligji perderisa nuk perfshin fondin prej 5.7 bilion dollare per nenshkrimin e tij. Mirepo, demokratet,te cilet kontrollojne Dhomen e Perfaqesuesve e kane refuzue kategorikisht. 

Presidenti amerikan tue fole ne diten e 35’te te mbylljes, tha se marreveshja ka me financue qeverine deri me 15 Fror. Ai tha se punetoret federale te prekun nga kjo situate, te cilet i quejti ‘patriote te pabesueshem’ kane me marre rrogen e plote.  

Trump dha kete deklarate ne kohen kur 800 mije sherbyes civile kane mbete pa pague qe 5 jave. 

Qinda fluturime jane anulue ose vonue ne aeroportet e Amerikes te Premten, per shkak te mungeses se kontrolluesve te trafikut ajror ne vendin e punes.

Shperndaje në: