Mjeku: Shqiptarët marrin antibiotikë për ulje temperature. Qe rreziqet

Shqipnia renditet në vendet që e përdor ma së shumti antibiotikun. Edhe pse alarmi ka kohë që asht dhanë, situata mbetet e njajtë. E para; vetë pacientët shkojnë në farmaci pa recetë mjeku dhe marrin antibiotik. E dyta; mjekët e familjes nga mosdija apo nga presioni japin antibiotik edhe pse jemi në situatë gripale ku mbi 70 % e patologjive janë me origjinë virale. Siç dihet vetem infeksionet trajtohen me antibiotik dhe jo virozat.

Prof. Dr. Tritan Kalo mjek infeksionist në QSUT tue folë në News 24 tha se asht problem serioz mbasi mentaliteti i gabuem ban që njerëzit të përdorin antibiotik për uljen e temperaturës.

Sipas shifrave antibiotiko-mania po njeh rritje nga viti në vit referuar sasisë së antibakterialeve që importohen tregues që rriten ndërsa popullata po largohet jashtë. Nëse antibiotiku nuk përshkruhet nga mjeku dhe merret jo në përputhje me llojin e bakterit duke u marrë në dozë të pamjaftueshme nuk e shëron infeksionin dhe rrit rrezistencën ndaj antibiotikut. Janë të shumta rastet kur prindërit i bëjnë presion mjekut që të përshkruajë në recetë antibiotik për ulje temperature në rastet kur fëmija e tyre ka temperaturë cka është aspak shkencore dhe e gabuar.70 përqind e infeksioneve në kohën e dimrit janë me origjinë virale dhe përdorimi i antibiotikëve është totalisht jo efikas.”-shprehet mjeku i njoftun /Ri-De

Shperndaje në: