Kosnett jau ban me dije: Politika s’ka vend në…

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka thanë se në sektorin e arsimit në Kosovë nuk duhet me pasë vend politika, tue mbështetë kështu fuqishëm qëndrimin e përfaqësueses së BE, Natyalya Apostolova, se Agjencia Kosovare e Akreditimit duhet me qenë e pamvarun në mënyrë që me u sigurue arsim cilësor në Kosovë.

“Sektori i edukimit nuk ka vend për politikë. Unë e mbështes plotësisht qëndrimin e Apostolovës se Agjencia kosovare e akreditimit duhet me qenë e pamvarun në mënyrë që me u sigurue arsim cilësor në Kosovë”, ka shkrue Kosnett në Twitter.

Reagimi i Kosnett vjen mbas takimit që Apostolova ka pasë me zyrtarë të kësaj Agjencie, ku kanë diskutue rreth reagimeve të Universiteteve kundër vendimeve të kësaj agjencie.

Nji ndër temat e diskutueme ka qenë edhe ndërhymja e politikës në punën e pamvarun të kësaj agjencie, akuzë që asht ngritë nga drejtuesit e universiteteve në Kosovë.

Shperndaje në: