Vucic: Ne Mars jam n’Tirane!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka me marr pjese në Samitin e vendeve të Ballkanit që zhvillohet në Tiranë, në fillim të muejit Mars.

Kete njoftim, Vucic e bani gjate konferences se perbashket per media qe e pati me Presidentin e Sllovenise, Borut Pahor, gjate vizites se Pahor n’Beograd.

Presidenti Vucic, gjate konferences preku edhe temen e dialogut me Kosoven dhe tha se duhet të ndigjohen edhe interesat e shqiptarëve.

“E di se askush nuk don me ndigjue këtë fjali, por asht thelbësore me i pa edhe interesat e tjetrit dhe me ba përpjekje per kompromis”, ka thane Vucic.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës pritet me qene temë edhe në Tiranë, në Samitin e Brdo-Briuni, që mbahet me 7 dhe 8 Mars.

Shperndaje në: