Vendimi i Ministrisë: Prej 1 Frorit, kerret në Kosovë duhen me plotësue edhe nji kusht

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka aprovue pullën mjedisore për automjete. Kjo pullë mjedisore do të përdoret gjate procesit për matjen e emisioneve (gaznave) dalëse nga burimet e lëvizshme apo nga automjetet motorike simbas kategorive përkatëse.

Ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit me fillue fillojnë zbatimin e tij që nga data 1 Fror 2019.

Vendimi asht i bazuem në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016 për normat e lejueme të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes.

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve asht nji shej që vendoset ne pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të tregue nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

Qëllimi i përdorimit të saj asht reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme tue përcaktue zona të lejueme apo të ndalueme për qarkullimin e automjeteve mvarësisht nga niveli i emetimeve të gaznave që lirojnë ato.

Shperndaje në: