Deputetët nuk miratojnë propozim amendamentin për heqjen e shtesave të tyne

Deputetja e LVV, Albulena Haxhiu, ka propozue amendamentin i cili kërkon heqjen e shtesave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por, ky propozim nuk u miratue nga kuvendarët.

“Ta zëmë deputetët e Kosovës përveç pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare , shtesa edhe për séance”.

“Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti”.

“Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa”.

“Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”, ka thanë propozuesja e amendamentit, Albulena Haxhiu.

Shperndaje në: