Gjendet nji kufomë në bordin e avionit, nuk dihet nëse asht i Sala’s apo pilotit

Gjendet nji trup në avionin e rrxuem në kanalin e La Manshit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, dhe piloti. Lajmin e ban të ditun Departamenti e Transportit britanik, por pa dhanë detaje se kujt i përkiste kufoma.

Për momentin nuk asht e qartë nëse trupi asht i Salas apo i pilotit David Ibbotson. Në vendin e ngjarjes po bahen të tjera verifikime, me vazhdue mandej me identifikimin e trupit.

Shperndaje në: