Ky asht vendimi ndaj të dyshuemit serb për krime lufte në Kosovë

gjykatakushtuese

Me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Departamenti për Krime të Randa i Gjykatës Themelore të Pejës i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 mueji të pandehurit Z. D., i nacionalitetit serb.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e së paku 33 civilëve shqiptarë, të cilët janë egzekutue gjatë muejve Mars-Maj të vitit 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë, thuhet në nji komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Pejës.

I pandehuri Z.D. u arrestue nga Policia e Kosovës të Premten e javës së kalueme, derisa po hynte nga Serbia në Kosovë, në vendkalimin kufitar në Jarinë.

Shperndaje në: