Prej Serbie vjen ky paralajmërim për “Trepçën”

Ministri i Minierave dhe Energjisë në Serbi, Aleksandar Antic, ka thanë se vendi i tij nuk ka me lejue konfiskimin e pronës që i takon, gja për të cilën simbas tij, po punojnë autoritetet në Kosovë.

Antic ka thanë sot se Serbia asht pronare e ‘Trepçës’ dhe ky fakt duhet respektue në gjithë botën.

“Bisedimet për Trepçën nuk munden me u krye pa pjesëmarrjen e Qeverisë së Serbisë. Që nga fillimi i dialogut me Prishtinën ne kemi hapë çashtjen e pronës dhe presidenti Vucic personalisht e vuni këtë çashtje në tryezë, por bisedimet u shtynë përgjithmonë”, asht shprehë ai.

Ministri serb ka theksue se Prishtina në mënyrë të paligjshme po tenton me marrë ‘Trepçën’ dhe kjo mundet me pasë pasoja.

“Serbia do vazhdojë me kambëngul që kjo pronësi me u diskutue përmes dialogut dhe do të kujdeset për serbët që punojnë në këtë minierë si dhe për biznisin dhe zhvillimin e saj”, ka shtue Antic.

Shperndaje në: