Mania e fundit e makiazhit: Çika që ngjajnë si kukulla, shpërthen rrjeti nga transformimet

Me makiazhin e tyne të përkryem dhe pamjet perfekte, nuk mohohet se kukullat e kahershme Bratz janë ba nji frymëzim për mënyrën e makiazhit.

Pra, mbahuni fort ju çika që jeni ‘tifoze’ të bukurisë dhe shëndrrimit, mbasi mania ma e fundit e make-up’it që ka përfshi internetin asht frymëzue nga kukullat Bratz dhe rezultatet janë seriozisht të hatashme.

Shumë kohë para se Kim Kardashian me na shendrrue në kornizat e saj dhe ikona të tjera të Youtube me ba revolucion në mënyrën e të trukuemt, banda e Bratzit na jepte të gjithë frymëzimin e bukurisë perfekte.

Dhe del që, na nuk jemi të vetmit që mendojnë kështu, shkruen ‘The Sun’.

Me u shendrrue në nji kukull Bratz asht ba tashma nji sfidë virale e makiazhit.

Nga obsesioni i buzëkuqit të kuq flakë të Chloe në synin e Sashës, të gjitha pamjet e preferueme Bratz janë rikrijue në përsosmëni.

Shperndaje në: