Kjo asht Shqipnia! Sokak i te marreve!

Ilir Demalija

 

Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më shumë se unë.

Fjala nuk ka më vlerë. Përbetimet janë bajate dhe shëmti shpirtërore si  degradim mendor i folklorizmit-primitiv të një shoqërie pa ndërgjegje  dhe drejtësi.

Sa është shkëputur shoqëria shqiptare nga mitet e  diktaturës dhe shërbëtorëve të saj dhe sa ka si modele vlerat dhe  modelet e qytetrimit, lirisë, demokracisë-liberale, e tregojnë tre foto  nga “Sokaku i të marrëve” sa për mijra fjalë. Ulërasin për padrejtisinë dhe mitet e rreme të shqiptarëve si primitivitet shoqëror dhe kulturor.  Si modele të trashegimise së trashëgimtarëve të diktaturës në demo(n)  kracinë shqiptare.

1. Foto shtëpia e diktatorit Enver Hoxha  në Gjirokastër rikonstruktuar nga shteti demo(n)kratik.

2. Shtëpia e iconës së realizmit socialist gjatë sundimit më kriminal  të Enver Hoxhës, ndjekësit të tij letrar si aksion politik Ismail  Kadare. Shtëpia e rimodeluar e zgjeruar e modeluar pa asnjë gjë nga  origjinali, por si kulturë manipulimi e ndertuar me parate e taxpaguesve  shqiptarë si tjetër mashtrim pa realitet.

3, Shtëpia e Mysinë Kokalarit, modeles intelektuale, kurajos qytetare, heroinës dinjitare, që në sallën e gjyqit deklaroj:
 “Pse mendoj ndryshe nga ju, nuk do të thotë që ju e doni Shqipërinë më  shumë se unë”. Klith në heshtje, dhimbje, padrejtësi, zhgënjim e rrënuar  nga flakët shtëpia e Kokalarit.

/Ora News.tv/

 

Shperndaje në: