Veseli nënshkruen vendimin për statutin e Trepçës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherit lider i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, ka nënshkrue sot vendimin e miratuem nga Kuvendi i Kosovës për statutin e Trepçës.

Ky vendim i nënshkruem nga Kryeparlamentari Kadri Veseli rikonfirmon pronësinë 100 përqind të Republikës së Kosovës në kombinatin ma të madh metalurgjik në Kosovë, Trepça, e cila tash e tutje ka me qenë Shoqëri Akcionare me akcione 100 përqind të Republikës së Kosovës.

“Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. Trepça është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: