Facebook Messenger vjen me risinë që krejt e kanë pritë

Përdoruesit e Facebook Messenger kanë me pasë nji opcion të ri në ditët e ardhshme. Njisoj si në WhatsApp ata mund zgjedhin me i fshi mesazhet e tyne në messenger.

Simbas “CNN” opcioni “Fshi për të gjithë” ka me qenë në dispozicion për 10 minuta mbasi të keni dërgue nji mesazh dhe kështu mesazhi ka me qenë i padukshëm për pjesëmarrësit e tjerë në bisedë.

Përdoruesit po e presin me padurim aplikacionin, kështu dhe kur të jenë të dehun ose melankolik, dhe kur të ngatërrojnë chat, ata kanë me mujt me i rregullue gabimet e tyne, tue i ba të padukshme.

Shperndaje në: