Nxirret trupi nga mbetjet e avionit, nuk dihet a asht i futbollistit Sala

Trupi, që u gjend në mbetjet e avionit ku udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, asht nxjerrë nga rrënojat.

Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk zbuloi identitetin e trupit. Sala ishte nisë nga Nantes i Francës perëndimore me 21 Kallnor me ba debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk për Kanalin Anglez.

Mbetjet e avionit u gjetën të Diellën mbas nji kërkimi nënujor të financuem privatisht. Dy jastëkë u zbuluen në bregdetin francez që mendohet si i përkisnin avionit.

Trupi ishte i dukshëm mbrenda mbetjeve të mjetit fluturues që u gjetën në breg të detit pranë Guernsey.

Shperndaje në: