Policia pritet me ndëshkue zyrtaren policore, nën dyshimin se ka nxjerr informata për policin Vesel Veselin

Policia e Kosovës pritet me transferue dhe degradue nji zyrtare policore nga Drenasi, e cila po dyshohet se ka nxjerrë informata për dhunimin e nxanëses, nga hetuesi Vesel Veseli.

Zyrtarja policore (emni i së cilës asht i njoftun për redaksinë), për shumë vjet kishte denoncue shkeljet e kolegëve të saj në stacionin policor të Drenasit. Vendimi për transferimin e saj pritet të merret gjatë ditës së sotme.

Burime nga Policia i kanë thanë Insajderit se eprorët e saj po dyshojnë se ajo i ka dhanë informacione avokatit, Gazmend Halilaj rreth këtij rasti.

Halilaj, kishte dërgue letër anonime në Prokurori dhe Insajder rreth dhunimit të nxanëses nga profesori i saj dhe hetuesi, Vesel Veseli.

Shperndaje në: