E thojnë dy deputetet e Kuvendit: Edhe zyrtarët e naltë politikë dhunojnë çika

Edhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës, kanë qenë të zashme sa i përket rasteve të fundit të keqtrajtimit ndaj vajzave të mituna. Ato madje thanë se kanë marrë ankesa që zyrtarët të naltë të emnuem politikë në nivel ministrash, zavendësministrash, guxojnë me dhunue dikend dhe prapë vazhdojnë me detyrë.

Deputetja e LDK, Lirije Kajtazi, asht shprehë se në komision marrin ankesa që edhe zyrtarë të naltë politik keqtrajtojnë dhe dhunojnë vajza.

Dënim, dënim, dënim i ashpër në mënyrë që mos i dhënë kohë ata me dal edhe një herë të fortë e me ushtruar dhunë të njëjtë. Fatkeqësia është që ka plot e përplot raste të tjera, kjo është ajo që mua më trishton, kjo është ajo që qytetarin kosovar e trishton… Ky komision merr ankesa që zyrtarët të lartë të emëruar politik në nivel ministrash, zëvendësministrash guxojnë të dhunojnë dikë dhe prapë vazhdojnë me detyrë, prapë avaz i njëjtë. Ne kur ish ministri Jabllanoviq i ofendoj nënat gjakovare kërkuam prej kryeministrit ai e shkarkoi, çka po i ruajmë abuzuesit e tillë, nuk ka këtu as nacionalitet këtu ka njëri dhe jo njeri, për mua këta nuk janë njerëz”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja Duda Balje, ka thanë se rasti i përmendun nga deputetja Lirije Kajtazi ende asht në procedurë dhe nuk asht marrë asnji veprim.

Rasti i parë prej Pejës, do të thotë është ish-zëvendësministër, ende është në procedurë, ende punon. Do të thotë ata kanë prova, unë nuk kam dëshirë me i involvuar në procese gjyqësore”, tha ajo.

Shperndaje në: