Presidenti Thaçi mundet me kthye mbrapsht Ligjin për Pagat iniciue nga Qeveria Haradinaj

thaci-portret

Ligji për Paga i cili u iniciue nga Qeveria Haradinaj, mundet me u kthye mbrapsht nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mbas votimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Pagat iu dorëzue presidentit Thaçi, por ai tash planifikon me kthye sërish në shqyrtim.

Kështu ka thanë për klankosova.tv, Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit i cili deklaroi se shefi i shtetit të Kosovës asht tue e shqyrtue seriozisht mosdekretimin e Ligjit të Pagave për shkak të ankesave të arrituna.

Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim”, ka thanë Arifaj, për klankosova.tv.

Shperndaje në: