Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, përsëriti të Premten se nuk ka me pasë vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën, derisa kjo e fundit nuk e heq taksën 100% që ka vnue mbi prodhimet e importueme nga Serbia.
Vucic tha se shpreson se autoritetet e Kosovës kanê me kuptue se pa bisedime nuk mundet me pasë zgjidhje.
“…por, nëse nuk duen, nuk duen. Nuk mujm me detyrue askend. Problemi asht se unë nuk e di se çka duen, çka kërkojnë prej nesh dhe çka prej botës”, tha Vucic në Vranjë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i REL.