Pasuni, seks dhe pushtet: Qysh u dhez lufta mes dy njerëzve ma të fuqishëm në planet? (foto)

Njëri asht njeriu ma i fuqishëm në botë, tjetri asht ma i pasuni.

Beteja mes tyne nuk asht e re, por përplasja mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe miliarderit Jeff Bezos ka arritë në nji nivel tjetër ditët e fundit.

Njeriu ma i pasun në botë, Jeff Bezos, deklaroi se do ndahet mbas 25 vjetesh me të shoqen, MacKenzie. Dukej si nji histori normale, por nji tabloid amerikan, National Enquirer, i ndryshoi rrjedhën ngjarjeve.

Tablodi, që njihet si i afërm me presidentin Trump, publikoi mesazhet e Bezos me dashnoren e tij, Lauren Sanchez, tue theksue se bahet fjalë për nji aferë jashtëmartesore. Bezos kishte nji aferë me gruen e partnerit të tij në biznis dhe Trump menxi e ka pritë këtë moment.

Bezos nga ana e tij hodhi në sulm ‘armën’ e tij, gazetën serioze dhe të randësishme, Washington Post, e cila njihet për qëndrimet e ashpra ndaj presidentit Trump.

Simbas gazetës, sulmet ndaj Bezos, në kuadër të divorcit, janë të motivueme politikisht. E pikërisht në këtë kohë, Bezos hyni personalisht në lojë.

Ai publikoi mesazhet që i kishte dërgue tabloidi National Enquirer, ku e kërcënonte se do i publikonte fotot cullak. Mes tyne, gazeta thotë se ka nji foto të penisit të njeriut ma të pasun në botë, të cilën ia dërgon të dashtunës Lauren Sanchez. Kjo e fundit i kthen atij ‘përgjigje’ me nji foto nudo të organeve gjenitale. Hetimi i nisun nga Bezos zbulon se fotot kanë mujt me u ekspozue nga vllau i Lauren Sanchez, nji mbështetës i madh i presidentit Trump.

Bezos e din që beteja nuk ka me u ba ma e ndershme, prandaj thotë se ash pregaditë për daljen në dritë të detajeve të tjera turpëruese.

Por, pse përplasen kaq fort Bezos dhe Trump? Thuhet se këtë të fundit asgja nuk e zemëron ma shumë se njeriu ma i pasur në botë. Presidenti e ka akuzue disa herë publikisht se pronari i Amazon shmang taksat dhe se kompania e tij ka kërcënue mija vende pune në SHBA. Këtu mundet me pasë të drejtë. Gjigandi Amazon ka rrxue jo pak biznise në SHBA, tue u ngjitë me shpejtësi stratosferike në majat e botës.

Shperndaje në: