Kjo asht dieta ma e preferueme në “Hollywood”

Kjo asht nji prej dietave ma të preferueme në “Hollywood”.

Përgjatë këtyne muejve të fundit, “guru” e fitnesit dhe nutricionistët profesionistë ju mëshojnë përfitimeve të mëdha të të ashtuquejtunës “dieta tetëorëshe”.

Planifikimi i saj parashikon që njerëzit me hangër përgjatë 8 orëve të ditës e të agjërojnë gjatë 16 orëve të tjera. Kjo i jep mundësi organizmit me nisë procesin e djegies së kalorive.

Qe qysh funksionon:

Mëngjesi duhet konsumue në orën 10.00, dreka në 14.00 dhe darka në 1800. Mbas kësaj nuk duheni me konsumue ma asgja tue i lejue trupit 16 orë pushim.

Shperndaje në: