Ky asht kosovari që vdiq nga aksidenti në Zvicër (foto)

Nji aksident komunikacioni që ndodhi të Premten mbasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë nji kosovari nga Lybeniqi i Pejës.

43 vjeçari simbas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalë në hymje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekun në vend.

Indeksonline mëson se bahet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet me u ba nesër në varrezat e katundit.

Kerri i Shoshit mbante targat e Zurichut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.

Shperndaje në: